Telegrafi

Mario Draghi do të jetë presidenti i ri i BQE-së

Emërimi zyrtar pritet të bëhet në qershor në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

"Mario Draghi do të jetë presidenti i ri i BQE-së, ai gëzon një reputacion të shkëlqyer ndërkombëtar dhe evropian, ai ka ditur të vërtetojë se është shumë i lidhur me euron, me Bashkimin Evropian dhe integrimin e tij", tha Trichet.

Trichet, mandati i të cilit përfundon në tetor, qëndroi tetë vjet në krye të institutit monetar të Frankfurtit. /Telegrafi/