Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, në pak ditë do të publikojë klipin e saj më të ri në bashkëpunim me motrën e saj, Norën.
Kënga titullohet “Nuk e di” dhe këto ditë kanë përfunduar xhirimet e klipit.
Dy motrat kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, imazhe të ndryshme nga xhirimet e videos muzikore, në të cilën do të vijnë mjaft tërheqëse.
Era publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqej mjaft atraktive në prapaskenat e xhirimeve, ndërsa paralajmëron se kënga e saj e re vjen së shpejti.
Komentet e shumta nuk kanë munguar, e një prej tyre është edhe grimeri shqiptar me famë ndërkombëtare, Mario Dedivanoviç.
Ky i fundit, ka komplimentuar dukjen dhe grimin e këngëtares, që i është besuar grimeres tjetër shqiptare shumë të njohur, Sellma Kasumoviç.
Mario, i cili është një emër i dëshmuar në fushën e kozmetikës në tregun internacional, duket se e ka pëlqyer dhe vlerësuar punën e grimeres shumë të pëlqyer në Kosovë, Sellma. /Telegrafi/