Me fjalët e të madhit Frank Bruno:” Boksi është sporti më i vështirë dhe më i vetmuar në botë”, dhe kjo shpesh faktohet kur futeni në një luftë.
Në Las Vegas në fundjavën që shkoi, Keith Thurman u rikthye në ring për herë të parë që nga viti 2019, pasi shijoi humbjen nga Manny Pacquiao.
Thurman u përball me Mario “El Azteca” Barrios në një meç që shkoi në 12 raunde, edhe pse kjo dukej e pamundur pas fillimit që Thurman kishte bërë.
Ish-kampioni i unifikuar i peshave të lehta e çoi rekordin e tij profesional në 30-1, pasi mundi homologun e tij amerikan falë vlerësimit me pikë nga ana e gjyqtarëve.
Pas betejës, Barrios, i cili po bënte debutimin e tij në peshë të lehtë, dukej pothuajse i panjohur, me mediat sociale që zbuluan faktin se 26-vjeçari dukej si një personazh nga filmi Avatar.
Një fans shkroi në Twitter: “Mario Barrios duket si Avatar”.
Larg shakasë, ish-kampionit të botës iu dha respekti që meritonte pas meçit, me një tjetër tifoz që shprehej: “Thurman bëri disa gjuajtje të mira atje! Barrios është një luftëtar i respektuar, pasi u përballoi gjithë atyre goditjeve. Respekt”.
Megjithëse kundërshtari i tij dukej në kontroll për pjesën më të madhe të kohës në ring, Barrios shijoi momentet e tij, veçanërisht në raundin e tetë, ku një goditje e majtë në trup bëri që Thurman të mos lirohej shumë. /Telegrafi/
Keith Thurman looked really good in his first fight in almost three years. Completely dominated Mario Barrios, who showed a ton of heart after taking some big shots and kept firing back. #ThurmanBarriospic.twitter.com/d4tVrHauqA
— WG (@NvictusManeo) February 6, 2022