Marinsat e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë pozuar me fëmijët dhe personelin e jetimores Bethany, ku ata shpërndanë lodra për fëmijët nëpërmjet programit lodra për të vegjlit.
Programi “Lodra për Fëmijët” nisi në Los Anxheles, Kaliforni, në 1974 nga Majori Bill Hendricks. Ai u frymëzua nga gruaja e tij, Diane, e cila u mundua t’i dhuronte një fëmije në nevojë një kukull që e kishte bërë vetë, por nuk gjente asnjë organizatë nëpërmjet së cilës ta bënte.
Me propozimin e saj, ai mblodhi disa marinsa vendorë, të cilët atë vit mblodhën dhe shpërndanë 5000 lodra për fëmijët e qytetit. Në vitin 1948, “Lodra për Fëmijët” nisi si një fushatë kombëtare./Telegrafi/