Site icon Telegrafi

Marinov: Në një mënyrë Goce Dellçev është edhe i Bullgarisë edhe i Maqedonisë

Mendoj se në një farë mënyre, Goce Dellçev është edhe i Bullgarisë dhe Maqedonisë, por natyrisht që këto janë çështje që duhen diskutuar në mënyrë objektive dhe pa motive nacionaliste, për t’u debatuar midis historianëve, tha historiani bullgar Çavdar Marinov në intervistën për “Radio Evropa e Lirë”.

Ai tha se për fat të keq, historianët janë shpesh të angazhuar me disa shkaqe nacionaliste që me siguri nuk lejojnë një qasje objektive ndaj çështjeve të tilla historike, siç është pra deklarimi i identitetit në Maqedoni para një shekulli.

“Në një farë mënyrë unë mendoj se këto janë çështje që nuk kanë një përgjigje përfundimtare. Ata gjithmonë do të jenë subjekt i një debati që duhet të zhvillohet me qetësi, pa fyerje dhe brenda një dialogu pa synime nacionaliste. Për fat të keq, ajo që shohim sot është krejt e kundërta, të paktën në anën bullgare, shumë qartë shohim një angazhim nacionalist të historianëve”, tha Marinov.

Ai nuk është pjesë e komisionit të përzier të historisë së ekspertëve që diskuton këto tema./Telegrafi/

Exit mobile version