Site icon Telegrafi

Marinari përdori metodën e rrezikshme, të kapej në anijen që nuk ndalonte (Video)

Ky është momenti dramatik, kur një marinar i paemëruar është kapur në një anije në lëvizje në një port të Hailuoto të Finlandës.

Pa asnjë pajisje mbrojtëse, ai kaloi urën metalike dhe u kap për shkallët, ndërsa sipër e prisnin kolegët, transmeton Telegrafi.

Sipas të gjitha gjasave, ai është vonuar dhe donte të ndiqte turnin e rregullt, para se të largohet lundra.

Megjithëse veprimi tij duket të jetë shumë i lehtë, vetëm një moment shpërqendrimi, do t’i kushtonte me jetë, duke i nxjerrë shumë punë edhe shpëtimtarëve.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon lëvizjen e tij të rrezikshme, para se të shfaqet hapësira e pafund me borë dhe uji i mbuluar me copëza akujsh. /Telegrafi/

Exit mobile version