Marinari është i thjeshtë për t’u parë, por të dallosh gruan e tij është një histori krejtësisht tjetër.
Ky truk i ka lënë njerëzit të hutuar, me 99% të njerëzve që nuk kanë mundur ta gjejnë gruan e marinarit në këtë iluzion optik të ndërlikuar.
Pra, qëllimi i sfidës është dallimi i fytyrës së gruas së marinarit brenda ilustrimit, përcjell Telegrafi.
Iluzioni tregon një marinar që shikon në det në kërkim të gruas së tij, por ajo në fakt është më afër sesa mendon ai.
Qëllimi i një iluzioni optik është të krijojë një truk vizual që mashtron trurin për të vërejtur gjërat që nuk janë qartë aty ose për t’i perceptuar gjërat në një mënyrë të ndryshme nga mënyra se si ato shfaqen në të vërtetë.
Por, ka disa mënyra për ta bërë sfidën më të lehtë.
Është një ide e mirë që ta ndani imazhin në seksione më të vogla, në mënyrë që të mund të skanoni secilën pjesë veç e veç.
Një taktikë tjetër që disa njerëz e kanë gjetur të dobishme është të përqendrohen në një element të ndryshëm të figurës në të njëjtën kohë dhe të analizojnë se çfarë ka rreth atij elementi. /Telegrafi/