Telegrafi

Marina zbulon për herë të parë se si u njoftua me Getin (Video)

Për herë të parë mbrëmjen e së shtunës, Marina ka rrëfyer në “Xing me Ermalin” edhe njohjen me Getin, histori për të cilën ajo nuk kishte folur asnjëherë në publik.

Por që nga kontakti i parë “Përshëndetje, unë jam Marina”, në vitin 2006, paskan kaluar plot 11 vjet.

Sot, askush prej të dyve nuk e mban mend mirë atë përshëndetje, por mbajnë mend mirë ngacmimet e mëvonshme, kur të dy bënin si të vështirë dhe, me kohën, kuptuan se e gjitha ishte një lojë për të tërhequr personin tjetër.

Edhe pse në media dyshimet se janë në një lidhje filluan jo më shumë se dy vjet më parë, kur ata kapeshin mat në vende të ndryshme, e vërteta është që si Marina, ashtu edhe Geti kishin kohë që i kishin filluar ngacmimet e para. Siç tregoi Marina në “Xing me Ermalin”, gjithçka filloi në rrjetet sociale, kur Geti i niste foto sa herë e shikonte në ekran.

“Historinë tonë e kemi pasur shumë të avashtë. Kemi dashur që lidhja jonë të mbetej private, por ka qenë e pamundur. Në fillim kemi pasur kontakte nga puna, por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti ynë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë, derisa erdhi një moment dhe më tha: Dua të takohem me ty”,  tregon moderatorja.

“Përgjigja ime ishte: Pse duhet të takohem me ty? S’na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?”, ia ktheu ajo, por pas këtij mesazhi e menjëhershme ishte edhe përgjigjja e Getit “Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë (dhe një emoji duke shkelur syrin)”.

“Nga ai moment nuk i ktheva më përgjigje. Thashë ky nuk qenka mirë, paska të tjera qëllime me mua”.

Lexo po ashtu Marina e Geti nisin muajin e mjaltit në Xhamajka

Pas këtij momenti, për një kohë të gjatë, ajo nuk i ktheu më asnjë përgjigje, por Geti, gjithsesi nuk kishte harruar, derisa një ditë, ai i kishte shkruar sërish “Hë mi ti, pse s’kthen përgjigje? T’ka ngel hatri?”. “Jo, jo por jam shumë e zënë me punë”, ia kishte kthyer Marina.

“Tani do vij në Tiranë dhe sapo të vij do të marr në telefon të takohemi për kafe”, vijonte të këmbëngulte Geti.