Telegrafi

Marina Vjollca vjen me imazhe mahnitëse nga Kuba

Marina Vjollca po shijon momentet më të bukura të jetës.

Prezantuesja televizive për momentin gjendet në Kubë, aty ku po qëndron me bashkëshortin e saj, Getoar Selimin.

Çifti kanë shijuar kohën së bashku në Kubë ku kanë përjetuar momente të mira.

Vet Marina ka publikuar një sërë imazhesh nga Kuba, ku së fundmi edhe në InstaStory publikoi qiellin rozë, e ku vuri në pahë linjat trupore.

Bukuroshja dhe bashkëshorti i saj reper kanë publikuar imazhe tjera nga Kuba.

Ata u martuan vitin e kaluar dhe ende ka spekulime pasi ata nuk janë bërë prindër, me gjithë zërat se Marina është shtatzënë.

Vet Marina nuk ka më angazhime televizive, teksa Geti ishte i angazhuar me koncerte në trojet shqiptare. /Telegrafi/