Telegrafi

Marina Vjollca uron në mënyrë të veçantë Luanën për ditëlindje: Të dua pafund gjysma ime

Marina Vjollca dhe Luana Vjollca/Foto: Instagram

Prezantuesja dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, sot (e hënë), feston ditëlindjen e 28-të. 

Me këtë rast, biondja ka pranuar urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.

Një urim i veçantë nuk ka munguar as nga motra e saj, Marina Vjollca, me të cilën ka raporte shumë të afërta. Kjo e fundit ka zgjedhur një fotografi atraktive, ndërsa e ka shoqëruar me një dedikim mjaft emocional.

“Gëzuar ditëlindjen bisha ime. Nuk ka kufij shpejtësie në rrugën tuaj drejt suksesit, gjithmonë më e mira do jesh. Të dua pafund gjysma ime”, janë fjalët e Marinës për Luanën.

Lexo po ashtu Marina dhe Luana bashkë për pushime me familjen

Ndërkohë, Luana tashmë po korrë suksese të mëdha në karrierën e saj prej këngëtareje, teksa së shpejti fillon edhe me emisionin e saj të ri.

Nga ana tjetër, Marina është përfolur që do jetë pjesë e emisionit “Duplex”, ku presim të shohim se çfarë do ndodh në ditët në vazhdim. /Telegrafi/