Telegrafi

Marina Vjollca publikon fotografi nga takimi me reperin e famshëm, Tyga

Moderatorja e njohur, Marina Vjollca, ka arritur të takohet me një nga reperët më të famshëm të rrafshit ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për reperin Tyga, me të cilin ajo ka realizuar edhe një fotografi.

Këtë fotografi, Vjollca e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj, duke treguar se është ndjerë mjaft e lumtur nga takimi me të.

Marina Vjollca u takua me reperin Tyga (Foto: Marina Vjollca/InstaStory)

Dyshja janë takuar nga udhëtimi i Marinës me bashkëshortin e saj në Los Angeles, të realizuar muaj më parë.

Tyga përndryshe është një nga reperët më të njohur në ShBA, i cili ka qenë shumë i përfolur për lidhjen e tij me modelen Kylie Jenner. /Telegrafi/

Tyga (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)