Telegrafi

Marina Vjollca promovon spektaklin e ri “C’est la vie” (Video)

Marina Vjollca tashmë ka zgjedhur një karrierë të re televizive nga ajo që kemi parë deri më tani.

Bukuroshja shqiptare nuk është më pjesë e televizionit Top Channel, aty ku kaloi dhjetë vjet dhe u formësua si moderatore.

Pas pak ditësh biondina do jetë nikoqire e një spektakël të ri, “C’est la vie” (Kjo është jeta), i cili do të jetë në orarin kryesor të së dielës mbrëma.

Marina ka publikuar edhe një video në llogarinë personale në Instagram teksa ka promovuar shoun e saj televiziv.

Në të ajo shihet duke fjetur ndërsa një papagall e zgjon duke i thënë se ka vajtur ora e spektaklit.

“C’est la vie” është një garë këndimi mes çifteve me një këngëtar profesionist dhe një personazh të famshëm, i cili s’ka lidhje me këndimin.

Ndryshe, Marina po shijon jetën e së qeni bashkëshorte e reperit shqiptar, Getoar Selimit-Geti. /Telegrafi/