Prezantuesja e njohur Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, kanë shijuar disa ditë të mira pushimi në Los Anxhelos.
Ata kanë pasur rastin që këto ditë të jenë pran shfaqjeve të mëdha botërore si “Golden Globe”, e cila mblodhi shumë yje të famshëm.
Me një nga këta të famshmit, ka pasur rastin që të takohet Marina, e ai është aktori hollivudian, Antonio Banderas.
Bukuroshja Vjollca ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në krah të aktorit, ndërsa duket e lumtur që pati fatin të takohet me të.
“Më i miri, Antonio Banderas”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Përndryshe, çifti po shijojnë ditët e fundit të qëndrimit në kontinentin amerikan, pasi do të kthehen sërish në Shqipëri, për të vazhduar aktivitetet e tyre të përditshme.
Është përfolur se Marina është në përgatitje e sipër të një projekti të ri televiziv, që pritet të nis së shpejti. /Telegrafi/