Zakonisht janë vajzat ato të cilat shkrepin disa herë aparatin për të nxjerr një fotografi të bukur në rrjetet sociale.
Por, kjo dukuri shihet edhe te gjinia mashkullore e VIP-ave, të cilët mundohen të ruajnë imazhin e mirë në publik, duke u rregulluar para aparatit fotografik.
Këtë e ka dëshmuar së fundi reperi i Babastars, Getoar Selimi-Geti i cili është futur në “kurth” nga e dashura e tij.
Marina Vjollca ka qeshur me reagimin e Getit, teksa ky i fundit mbledh barkun dhe rregullon bluzën kur mëson se ajo po e xhironte, ndryshe nga sa kishte menduar ai se po i bënte thjesht një pozë. /Telegrafi/