Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale disa fotografi ku është shfaqur shumë provokuese.
Marina është një nga femrat më tërheqëse të ekranit dhe shumë e pëlqyer nga gjinia mashkullore.
Në fotografi ajo shihet duke pozuar me bikini teksa ka shijuar larjen në detin e kaltër, por afër saj nuk shihet i dashuri i saj, reperi i njohur Getoar Selimi.
Çifti ndodhen së bashku në pushime, gjersa përmes fotografive të publikuara kanë treguar se ndjehen më të lumtur se kurrë teksa shijojnë udhëtimet në ishujt egzotikë. /Telegrafi/