Telegrafi

Marina, murgesha shqiptare që i mbijetoi tërmetit në Itali (Foto)

Mes fotove që po bëjnë xhiron e internetit të cilat tregojnë dhimbjen, kurajon dhe forcën e atyre njerëzve të cilët u përballën me tërmetin ishte dhe një murgeshë e cila mesa dukej përpiqej të kontaktonte familjarët e saj për t’i informuar se ishte mirë.

Ajo është Mariana, 32 vjeçe, murgeshë shqiptare e kolegjit të Padre G. Minozzi në komunën Amatrice, një nga zonat më të goditur nga tërmeti.

Lexo po ashtu Familja shqiptare tek rrënojat e tërmetit në Itali (Foto)

“Kolegji është shkatërruar plotësisht. Munda të shpëtoj. Po presim lajme mbi tre motrat e tjera që ndodheshin me mua në manastir dhe dy persona të tjerë mysafir në kolegjin tonë”, tha ajo, shkruan Ora News.