Site icon Telegrafi

Marina merr rreze të diellit, Geti me foto “selfie”: Jeta është më e mirë pranë detit

Getoar Selimi është një ndër reperët më të suksesshëm në estradën muzikore shqiptare.

Reperi më mirë i njohur Ghetto Geasy, duket se para se të fillon sezonin e koncerteve ka vendosur të “mbush bateritë” me një pushim.

Natyrisht, ai po shoqërohet nga bashkëshortja Marina Vjollca, por të cilët nuk kanë bërë të ditur destinacionin se ku po kalojnë pushimet, megjithatë duket se po kënaqen shumë.

Duket se kjo po i pëlqen tejet shumë artistit sa që përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka pohuar se jeta pranë detit është shumë e mirë.

“Jeta është më e mirë pranë detit”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Geti teksa shihet në një anije të vogël gjersa gruaja po i rrezitet.

Lexo po ashtu Getoar Selimi dhe Marina Vjollca nisin pushimet luksoze

Edhe Marina ka sjell gjatë ditës së djeshme fotografi me pamje të bukura nga pushimet që besohen se janë luksoze.

Ndryshe, Geti së bashku me Cozmanin kanë publikuar gjatë javës së kaluar këngën “Paris Milano”, i cili deri më tani është shikuar mbi 1.8 milion herë në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version