Site icon Telegrafi

Marina ka shkuar vet në Monte Carlo? (Foto)

Është vera dhe sigurisht që të gjithë kanë “vrapuar” për të ikur me pushime. Vapa mesa duket është e padurueshme edhe për fytyrat tona publike, të cilët shquhen për pushimet e tyre luksoze.

Edhe Marina Vjollca së fundmi ka vendosur që të largohet jashtë Shqipërisë. Ajo ka shkuar në kryeqytetin e Monakos, në Monte Carlo.

Ajo ka publikuar një fotografi sot në Instagramin e saj teksa shihet atje vetëm, e pashoqëruar nga askush.

Kjo gjë na ka ngritur dyshimet se ajo mund të jetë atje pa të dashurin e saj Getoar Selimi dhe mund të jetë normale, kjo pasi Getoari është shumë i angazhuar me koncerte gjatë këtij sezoni. /Telegrafi/

Exit mobile version