Site icon Telegrafi

Marina e Tajvanit ofron shpërblim për torpedon e humbur

Oferta erdhi pas kërkimeve katërditore intensive afër bazës ushtarake Tsoying, në jug të Tajvanit, njoftoi marina nëpërmjet një deklarate.

Secili peshkatar i cili gjen raketën torpedo e modelit gjerman SUT, do të shpërblehet me 930 dollarë amerikanë. Kjo është hera e dytë që nëndetëset e Tajvanit humbin një torpedo. Më 2003 torpedoja e zhdukur u përpi nga deti. /Telegrafi/
 

Exit mobile version