Marina e SHBA-së do të dërgojë dy transportues aeroplanësh dhe disa anije luftarake në Detin e Kinës Jugore, për të marrë pjesë në një stërvitje ushtarake.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grupi i USS Nimitz dhe ai i USS Ronald Reagen Carrier Strike, po kryejnë operacione transporti të dyfishtë në Detin e Filipines dhe në Detin e Kinës Jugore, ndërsa lajmin e konfirmoi një zëdhënës i Flotës së Shtatë, Joe Jeiley.
“Mobilizimi i dy grupeve do të ofrojë mundësi trajnimi të avancuara për forcat tona, dhe u siguron komandatëve tanë fleksibilitet operativ në përgjigje të situatave rajonale”, ka thënë ai.
“Dërgimi i anijeve nuk ka të bëjë me ndonjë aspekt politik, pasi Marina e SHBA-së ka për të detyrë të promovojë siguri dhe stabilitet në të gjithë Indo-Paqësorin”, sqaroi Jeiley. /Telegrafi/