Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë kaluar disa ditë pushimi në Alpet zvicerane, nga ku çifti i famshëm ka publikuar imazhe të shumta në rrjetet sociale.
Në kuadër të fotografive të publikuara në Instagram, prezantuesja e njohur e ka publikuar një imazh të përbashkët me reperin, në të cilin ai ka bërë një mimikë interesante.
“Me bishën time”, ka shkruar Marina në përshkrimin e fotografisë duke iu referuar burrit të saj.
Pikërisht kënga e fundit e Getit titullohet “Bisha me dy koka”, të cilën e publikoi në nëntorin e kaluar.
Bashkëpunimi me Skivin që asokohe u publikua në prag të Festës së Flamurit numëron afro katër milionë shikime në YouTube.
Getoari dhe Marina e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në shtator të vitit 2017.
Çifti i popullarizuar i skenës martua në një dasmë me shumë mysafirë që u zhvillua në Gjiririn e Lalëzit në Shqipëri. /Telegrafi/