Site icon Telegrafi

Marina e kritikon për imazhet provokuese Luanën

Ato njihet si dy motrat seksi të televizioneve shqiptare dhe janë shumë të dashura për publikun.

Bëhet fjalë për Marina Vjollcën dhe Luana Vjollcën, të cilat janë pjesë e rubrikave rozë shqiptare.

Por, duket se fotografitë e fundit provokuese të Luanën i kanë penguar tejet shumë Marinës.

Ajo e ka kritikuar të motrën duke i kërkuar që të fus “shalet brenda” në festën e ditëlindjes së saj.

“Do të jap vëllai një dru të mirë. Po futi shalet brenda”, ka shkruar ndër të tjerash Marina në një koment të drejtuar Luanës.

Ndryshe, Marina kohët e fundit është spekuluar se është duke pritur të bëhet nënë së bashku me bashkëshortin, reperin Getoar Selimin.

Luana ka zgjedhur të pushojë pas suksesit të arritur së fundit me shoun televiziv “Shiko kush LUAN”. /Telegrafi/

Exit mobile version