Site icon Telegrafi

Marina dhe Geti më të dashuruar se kurrë (Foto)

Çift 'par excellence' - Marina dhe Geti u spekulua se do të martohen këtë muaj. Kjo si duket është vetëm çështje kohe për çiftin e lumtur. Foto: Instagram

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë bërë të ditur së fundmi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale se ndodhen në pushime.

Ata kanë publikuar një fotografi të përbashkët në Instagram, ku shihen shumë të lumtur pranë njëri tjetrit, teksa si destinacion për pushimet e tyre kanë zgjedhur ishullin e Korfuzit.

Lidhja e tyre vazhdon të jetë e përfolur, e ndërsa ka kohë që ata të dy bashkëjetojnë në Tiranë, edhe pse karriera e tyre është më shumë e fokusuar në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version