Çifti i njohur Marina Vjollca dhe Getoar Selimi nuk preferojnë që të paraqiten shpesh së bashku në media.
Megjthatë fansat kanë mundësinë që t’i shohin herë pas here në rrjetet sociale, ku ata publikojnë fotografi apo video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ka qenë Marina a jo e cila ka realizuar një video me efektet e aplikacionit SnapChat, ku shfaqet bashkë me Getin teksa ‘shëmtojnë’ fytyrat e tyre përmes efekteve.
Kjo video është përcjellur me shumë të qeshura tek ndjekësit e tyre në rrjetete sociale, të cilët janë mësuar t’i shohin gjithnjë të bukur dhe jo me deformime të tilla në fytyrë. /Telegrafi/