Çifti i njohur i estradës Marina Vjollca dhe Getoar Selimi së fundmi kanë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilave kanë treguar çastet e bukura që janë duke kaluar në pushime.
Ditë më parë Marina ishte e pranishme në media për shkak të publikimit të një fotografije ku shfaqej e mbuluar me shami, gjersa kishte vizituar të famshmen “Xhaminë e Kaltër” në Stamboll.
Ndërsa sot (e enjte), destinacioni i tyre i radhës ka qenë sërish një shtëpi fetare, por nuk ka qenë e njejta si herën e kaluar
Marina dhe Geti kishin vendosur që së bashku të shkonin në kishë, gjersa kanë ndarë së bashku me fansat momente nga vizita e tyre në këtë vend. /Telegrafi/