Site icon Telegrafi

Marina dhe Geti bëjnë një tjetër paraqitje interesante në Javën e Modës në Milano

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, çifti i njohur i shoubizit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të mrekullueshme në Milan Fashion Week, ku morën pjesë në shfaqjen e modës ‘Spring Summer 2025’ të stilistes së njohur Elisabetta Franchi.

Marina Vjollca, e njohur për elegancën dhe stilin e saj të veçantë, u shfaq me një veshje që theksonte hijeshinë e saj.

Ajo kishte zgjedhur një kombinim tejet atraktiv, duke u paraqitur me një fund të shkurtër dhe një sako me kube në ngjyrë kuq e zi, duke dhënë një imazh të sofistikuar, por njëkohësisht modern dhe të guximshëm.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Nga ana tjetër, reperi Getoar Selimi nuk mbeti pas në aspektin e stilit. Ai shkëlqeu me një kostum elegant ngjyrë kafe, që i dha një pamje të rafinuar dhe me klas.

Kombinimi i stilit të tyre ishte një reflektim i harmonisë që karakterizon çiftin, të cilët gjithmonë dinë si të tërheqin vëmendjen në çdo ngjarje publike.

Foto: Marina Vjollca/Instagram

Shfaqja e modës e organizuar nga stilistja Elisabetta Franchi, e cila është një mike e mirë e Marinës, i ftoi ata në eventin ekskluziv, duke i vendosur në qendër të vëmendjes së modës ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: Marina Vjollca/Instagram

 

Foto: Getoar Selimi/Instagram

 

Foto: Getoar Selimi/Instagram
Exit mobile version