Site icon Telegrafi

Marina amerikane zbuloi tinguj shpërthimi pas humbjes së kontaktit me nëndetësen Titan

Marina amerikane duket se është afër të zbulojë shkakun e “përplasjes katastrofike” të nëndetëses Titan menjëherë pasi u zhduk të dielën.

Pesë persona vdiqën, duke përfshirë një babë e bir miliarder, në shpërthimin e nëndetëses pranë mbytjes së Titanikut.

Zbulimi i mbeturinave nga zhytësi vjen pasi një zyrtar i lartë i marinës konfirmoi se një sistem sekret ekzistues i krijuar për të zbuluar zëra dëgjoi një tingull në përputhje me një “shpërthim”.

Tingulli u dëgjua afër vendit ku nëndetësja humbi të dielën komunikimin, raporton skynews.

Lexo po ashtu 'Mund të ketë shpërthyer nën presion të jashtëzakonshëm': Detaje të tjera që tregojnë se si nëndetësja mund të jetë zhdukur në Oqeanin Atlantik

Ndërsa zyrtari tha se tingulli nuk ishte “përfundimtar”, marina tha se e ndau informacionin “menjëherë” me komandantin që po e heton incidentin.

“Ky informacion u bashkua me përmbledhjet e të dhënave shtesë akustike të ofruara nga partnerë të tjerë dhe u mor vendimi për të vazhduar misionin tonë si kërkim-shpëtim dhe të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar jetët në bord”, njoftoi marina.

Të enjten, admirali John Mauger – i cili udhëhoqi kërkimin – konfirmoi në një konferencë shtypi se një automjet i drejtuar nga distanca kishte zbuluar në fund të detit konin e hundës së nëndetëses së humbur rreth 487 metra larg harkut të Titanikut

“Në emër të Rojës Bregdetare të SHBA dhe të gjithë komandës së unifikuar, unë u ofroj ngushëllimet më të thella familjeve. Unë vetëm mund ta imagjinoj se si ka qenë kjo për ta dhe shpresoj që ky zbulim t’i ngushëlloj sado pak gjatë kësaj kohe të vështirë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version