Site icon Telegrafi

Marina amerikane teston dronët, raketat e bombat në shkretëtirën e Kalifornisë – tregon se sa precize ajo ato (Video)

Marina amerikane ka publikuar një video, ku shihet se si testojnë armët e ndryshme në shkretëtirën e Kalifornisë.

Videoja është realizuar nga Divizioni i Armëve të Forcave Ajrore dhe atyre Detare, njësi kjo përgjegjëse për testimin e armëve të përdorura nga forcat ajrore dhe ato detare, transmeton Telegrafi.

Në video shihet testimi i dronëve UTAP-22, raketat tokë-ajër (MANPADS), municioni i kontrolluar nga ajri që shkatërron armët e armikut në tokë, bombat që shkatërrojnë bunkerët si dhe raketat Tomahawk.

Testimi i armëve kryhet shpesh nga Stacioni i Armëve të Forcave Detare në liqenin China, liqen ky i thatë në shkretëtirën Mojave në Luginën e Vdekjes.

“Pak vende në botë kanë avantazhet që i kanë këto kodra të shkretëtirës, ku nuk mungojnë as shpellat”, thuhet në komunikatën e forcave detare të ushtrisë amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version