Site icon Telegrafi

Marin Prskalo, pionieri i të huajve në Kosovë

Numri prej tre mijë shikuesve ishte i zakonshëm në ndeshjet e skuadrave të mëdha, Trepçës, Pejës, Prishtinës, Bashkimit. Në edicionin e parë. 1999/2000 luajtën vetëm basketbollistë të vendit. Në edicionin e dytë, 2000/01 luajtën basketbollistë të vendit dhe basketbollistë shqiptarë të viseve të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy edicionet e para i fitoi Trepça. Për të ndalur dominimin e Trepçës, për të ngritur lojën në nivel tjetër dhe për të mbajtur interesimin në mesin e tifozëve, Prishtina e skuadrat e tjera vendosën për risi.

Nisën të angazhojnë lojtarë të huaj e po ashtu trajner. Prishtina në edicionin e tretë të pasluftës, 2001/02 u udhëhoq nga trajneri kroat Çedomir Perinçiq. I vetmi lojtar joshqiptar i skuadrës prishtinase ishte kroati Marin Prskalo. 

Exit mobile version