Telegrafi

Marilyn Monson në vazhdimin e serialit, “The New Pope”

Muzikanti kundërthënës amerikan, Marilyn Manson iu bashkua kastës së aktorëve të filmit, “The New Pope”, i cili është një vazhdim i mini-serisë popullore të prodhuar nga HBO, “The Young Pope”, shkruan Variety.

Ende nuk dihet se kë do ta mëshiroj saktësisht Manson, por sipas asaj që është zbuluar deri më tani, karakteri i tij nuk duket të jetë shumë larg nga personi i tij i zakonshëm publik.

Në fotografitë zyrtare të publikuara në janar nga HBO, Malkovich dhe Jude Law, të cilët në “The Young Pope” mishërojnë kreun e Kishës Katolike, të veshur me uniforma papale.

Më parë u zbulua se Sharon Stone do t’i bashkohej atyre në ekranin e vogël, njoftoi Hina.

Xhirimet e serialit nën regjinë e Paola Sorrentinos është përfunduar gjersa nuk dihet vetëm data e shfaqjes. /Telegrafi/