Telegrafi

Marilyn Monroe e viteve ‘90: Është 49 vjeç, por bukuria dhe eleganca e saj mbeten të pandryshuara

Bukuroshja çeke shkëlqeu në sfilatën vjeshtë/dimër 2022 të Blumarine gjatë Javës së Modës në Milano

Manekinia kryesonte linjën dhe kishte veshur një fustan të gjatë prej pelushi me të çarë të thellë, ndërsa në Instagram u mburr me foton nga prapaskenat, transmeton Telegrafi.

Eva Herzigova ka lindur në ish-Çekosllovaki, në vitin 1973, në një fshat të vogël malor, larg qyteteve të mëdha dhe kryeqyteteve botërore të modës.

Gjatë një vizite në Pragë kur ishte 16 vjeç, Eva hasi në një mikeshë që i tregoi për konkursin e ardhshëm të modelingut të sponsorizuar nga “Metropolitan Models”.

Eva aplikoi, fitoi, kurse gjashtë muaj më vonë ajo kishte një biletë me një drejtim për në Paris në njërën dorë dhe një kontratë fitimprurëse modelimi në dorën tjetër.

Nuk kaloi shumë kohë që gruaja më e famshme çeke në botën e modelingut arriti në botën elitare të bukurosheve me fushatën e parë të madhe për Guess. Më pas u pasua nga fushata “Hello Boys” për Wonderbra, e cila konsiderohet si një nga fushatat më ikonike të të gjitha kohërave dhe dekolteja e Evës u bë dekolteja më e famshme në botë.

Reklama shkaktoi një sensacion të vërtetë kur u prezantua në vitin 1994 dhe u fajësua për ndalimin e trafikut dhe shkaktimin e aksidenteve, ndërsa burrat nxituan në punë në mëngjes dhe ia ngulnin sytë Evës.

Që atëherë, dyert e modelingut të lartë i janë hapur, dhe Marilyn në vitet nëntëdhjetë (siç e quanin) zbukuronte kopertinat e të gjitha revistave të mëdha të modës dhe ishte fytyra kryesore e linjave të shumta të modës në pasarela. /Telegrafi/