Marilyn Manson, emri i vërtetë Brian Hugh Warner, nuk do të akuzohet për dhunë në familje dhe sulme seksuale, pas një hetimi katërvjeçar.
Prokurori i Qarkut të Los Angeles, Nathan Hochman, njoftoi se pretendimet janë jashtë statutit të kufizimeve dhe nuk mund të provohen përtej një dyshimi të arsyeshëm.
Manson, 56 vjeç, ishte akuzuar nga mbi 12 gra, përfshirë aktoren Evan Rachel Wood dhe Esme Bianco, për abuzim seksual, përdhunim dhe torturë, por ai i ka mohuar të gjitha akuzat, duke deklaruar se marrëdhëniet e tij kanë qenë gjithmonë konsensuale, shkruan DailyMail.
Në një deklaratë, Bianco u shpreh se ishte “e zhgënjyer, por jo e befasuar” nga vendimi, duke theksuar se sistemi i drejtësisë shpesh dështon të mbështesë të mbijetuarit e abuzimit.
Manson zgjidhi në mënyrë private paditë e ngritura nga Bianco dhe një grua tjetër në vitin 2023.
Ndërkohë, ai ka ngritur padi për shpifje kundër Wood dhe një bashkëpunëtoreje të saj, duke pretenduar se akuzat kanë shkatërruar karrierën e tij.
Hetimet mbi këngëtarin nisën pas dokumentarit të HBO-së, ‘Phoenix Rising’, ku Wood dhe gra të tjera ndanë detaje për abuzimet e pretenduara.
Manson, i njohur për muzikën e tij provokuese dhe kontroverse, vazhdon të mohojë të gjitha pretendimet. /Telegrafi/