Site icon Telegrafi

Marijuana mund t’i ndihmojë pacientët e diagnostikuar me kancer të trurit të jetojnë më gjatë

Në muajin janar, një raport 440-faqesh i përpiluar nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Medicinës kishte kërkuar të zgjidhen disa mite rreth asaj se çfarë mund të bëjë në trup marijuana dhe çfarë jo.

Një nga konkludimet e tyre thotë se nuk ka ndonjë dëshmi që marijuana mund ta trajtojë kancerin, transmeton Telegrafi.

Por, një kompani ilaçesh nga Britania e Madhe synon ta sfidojë atë konkludim. “GW Pharmaceuticals” sapo ka publikuar të dhënat preliminare të një terapie me kanabis.

Kompania pohon se substanca e kësaj terapie – që e kombinon kannabidiolin dhe THC-në, element që e prodhon ndjesinë e të qenit “i droguar” – e përmirëson trurin e pacientëve të diagnostikuar me kancer në tru dhe ua rritë jetëgjatësinë për mesatarisht gjashtë muaj.

Lloji i targetuar i kancerit të trurit është glioblastoma multiforme, formë e ndyrë dhe fatale e kësaj sëmundje. Ata të cilët vuajnë nga ky lloj i kancerit kanë vetëm 30 për qind mundësi t’i mbijetojnë dhe vuajnë nga dëme të trurit përgjatë sëmundjes.

Substanca e krijuar nga kompania duket se funksionon duke e përmirësuar një qelizë të caktuar, e cila është përgjegjëse për ngadalësimin e rritjes së tumorit dhe progresin e saj.

Studimi tregon se kur kombinohet THC me kannabinoide, ata funksionojnë së bashku për ta zvogëluar numrin e qelizave të gjalla kanceroze. /Telegrafi/

Exit mobile version