Telegrafi

Marijana Petir orator në debatin e organizuar nga SÇE e Maqedonisë

Sekretariati për çështje evropiane (SÇE) sot organizon një debat me temë „BE bisedime: Politika e zgjerimit dhe perspektivat e saj”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Folës kryesor do të jetë Marijana Petir, deputete në Parlamentin Evropian dhe kryetare e grupit joformal „Miqtë e Maqedonisë” në kuadër të Parlamentit Evropian.

Siç njoftojnë nga SÇE, në këtë debat është paraparë të marrin pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, komunitetit akademik, si dhe përfaqësues të sektorit qytetar/Telegrafi/