Telegrafi

Marihuana sintetike dëmton veshkat

Hulumtuesit e Universitetit të Alabamës shtojnë se si përdorimi i marihuanës sintetike në SHBA tashmë është lidhur me rrezikun më të madh për sindromin akut koronar.

Në studimin e ri është vërtetuar se si konsumimi i marihuanës sintetike mund të lidhet me vdekjen e qelizave, të cilat në veshka janë përgjegjëse për mbledhje, transportim dhe sekretim të urinës.

Bëhet fjalë për dëmtime të cilat mund të lidhen me dështim të veshkave, sqarojnë shkencëtarët. Sipas tyre, rezultatet e tilla mund të sqarohen me ndikimin e aditivëve helmues, të cilët përdoren në prodhimin e marihuanës sintetike. /Telegrafi/