Telegrafi

Marihuana nuk i dëmton mushkëritë

Shkencëtarët pranë Institutit kombëtar për zemër, mushkëri dhe gjak shpresojnë se studimi i cili ka zgjatur 20 vite do të ndihmojë që të ndryshohen mendimet e deritanishme rreth konsumimit të marihuanës.

“Marihuana vazhdon të jetë drogë ilegale dhe ka shumë efekte të komplikuara në organizmin e njeriut dhe funksionin e tij”.

“Ekzistojnë shumë rreziqe të tjera nga tymosja e vazhdueshme e marihuanës, por kjo që kemi studiuar ne ka treguar se nuk shkakton dëmtim të mushkërive”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, Stefan Kertesy.

Në studim janë përfshirë njerëz të moshave ndërmjet 18 dhe 30 vjeç, ndërsa janë analizuar nga viti 1985 deri në vitin 2006. /Telegrafi/