Site icon Telegrafi

Marihuana midis kryeqytetit të Kazakistanit (Foto)

 Fotografitë e bimëve psikotrope janë postuar nga shumë shfrytëzues të rrjeteve sociale, ndërsa komentet e tyre kanë qenë të ndryshme.

Disa mendojnë se kjo është një vepër e qytetarëve, të cilët duan të marrin marihuanë pa para, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ka mendime se marihuana është mbjellë nga Qeveria, për të parë se kush po joshet nga kjo bimë.

Autoritetet komunale kanë kërkuar llogari nga kompania që është përgjegjëse për ambientet e gjelbra dhe ka kërkuar asgjësimin e menjëhershëm të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version