Site icon Telegrafi

Marihuana e tepërt shton dhimbjet

Veçmë një kohë dihet që marihuana ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të pacientëve, të cilët vuajnë nga sëmundjet e rënda si kanceri, për të cilën gjë në disa shtete është e pranishme për qëllime mjekësore. Tani është dëshmuar se dozimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm por se, marrja e tepërt e marihuanës, vetëm mund të shtojë dhimbjet.

Është dëshmuar se pjesëmarrësit e studimit (përndryshe të shëndoshë, me ‘dhimbje të shkaktuara artificialisht’) i cili është kryer në University of California pesë minuta pas tymosjes së joint-it, nuk kanë ndier zbutje të dhimbjeve, megjithatë pas 45 minutash gjendja tek ata të cilët kanë tymosur sasi të caktuar ka qenë shumë më e mirë. Në anën tjetër, të anketuarit të cilët kanë marrë dozë më të fortë të marihuanës janë ankuar në shtimin e dhimbjeve.

Përkundër kësaj, një pjesë e shkencëtarëve janë skeptik ndaj rezultateve të këtij studimi, sepse ai është kryer me pacientët e sëmurë nga kanceri apo skleroza e shumëfishtë, sëmundje këto tek të cilat marihuana më së shpeshti përdoret për të zbutur dhimbjet.

Exit mobile version