Telegrafi

Marigona turne me koncerte për 25 vjetorin

Grupi Marigona kanë paralajmëruar katër koncerte nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, me rastin e 25 vjetorit të tyre.

Pas koncertit shumë të suksesshëm të mbajtur në Prishtinë, grupi Marigona do të argëtojë fansat me muzikë ‘live’ edhe në vendet tjera të Kosovës.

Njësoj si në kryeqytet, edhe në këto vende koncerti do të mbahet në sheshe dhe fansat do të mund ta dëgjojnë grupit pa pasur nevojë të blejnë blietë.

Këtë lajm të mirë e ka treguar vetë këngëtari i grupit, Vullnet Sefaja, i cili mes tjerash ka zbuluar edhe datat dhe qytetet e koncerteve, ndërsa është shprehur i gëzuar për koncertin në Mitrovicë, që do ta mbajnë më 8 tetor.

Pas Mitrovicës, në radhë janë Ferizaj me 10 tetor, Prizren më 17 tetor dhe Gjilani për të cilin nuk është caktuar ende një datë.