Sopranoja Marigona Qerkezi rolin e ardhshëm do ta ketë në operën “Rigoletto” të Giuseppe Verdit, Teatrin e Operës në Cagliari të Italisë (Teatro Lirico di Cagliari).
“Një tjetër debutim i mrekullueshëm po më pret. Do të jem Gilda në ‘Rigoletto’”, ka shkruar Qerkezi në Facebook.
Dirigjent i shfaqjes do të jetë Elio Boncompagni, ndërsa regjisor Pier Francesco Maestrini. /Telegrafi/