Site icon Telegrafi

Marigona Marku, ushtruese e detyrës së ambasadores së Maqedonisë në SHBA

Marigona Marku do të jetë ushtrues detyre ambasadore e Maqedonisë në Uashington, kanë njoftuar nga Ministria për Punë të Jashtme.

“Pas mbarimit të mandatit të ambasadorit të mëparshëm në Washington, si dhe në përfaqësitë tjera diplomatike-konsulare, ku nuk është caktuar ambasador, me automatizëm diplomati me rangim më të lartë bëhet ushtrues detyre (Charge d’affaires)”, kanë thënë nga MPJ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E lindur në Dibër të madhe, Marigona Marku ka punuar më herët në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.

Në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare, mori çmimin tradicional për diplomatin më të mirë të vitit, i cili ndahet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme./Telegrafi/

Exit mobile version