Site icon Telegrafi

Marigona Krasniqi shfaqet në formë të mahnitshme pak ditë pas lindjes së djalit

Vetëm pak ditë më parë çifti i njohur, boksieri Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi u bën prindër për herë të parë.

Lajmin për lindjen e djalit ata e konfirmuar përmes rrjeteve sociale, ndërkohë tashmë modelja është rikthyer me postime të ndryshme.

Së fundmi, Marigona llogarinë e saj në Instagram ka shfaqur fizikun në disa poza para pasqyrës teksa shihet me një stil të thjesht dhe sportiv.

Foto: Marigona Krasniqi/Instagram

Ajo që ka marrë vëmendjen e ndjekësve ishin linjat trupore që bukuroshja ka arritur t’i ruaj edhe pas shtatzënisë.

Partnerja e boksieri shqiptar gjithashtu ka zhvilluar një pyetësor me admiruesit e saj duke zbuluar se djali I porsalindur i çiftit quhet Myson Robin Krasniqi.

Foto: Marigona Krasniqi/Instagram

Teksa po shijon statusin e një nëne të re, Margona ka thënë se nuk mund ta përshkruaj me fjalë djersinë që po e përjeton që nga dita kur solli në jetë fëmijën e parë të çiftit.

Lexo po ashtu Robin Krasniqi bëhet baba për herë të parë

Ndryshe, kujtojmë që Robin dhe Marigona këtë vit kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni luksoze të rrethuar me familjarët edhe miqtë e tyre. /Telegrafi/

Foto: Marigona Krasniqi/Instagram
Exit mobile version