Site icon Telegrafi

Marigona Hill Prishtina fiton Kupën e Kosovës për U-14

(Foto: basketbolli.com)

Skuadra e Marigona Hill Prishtinës e ka fituar Kupën e Kosovës në kategorinë U-14 në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Final 4 i kësaj grupmoshe është mbajtur në Prizren.

Në gjysmëfinalen e parë Trepça ka pësuar nga Marigona Hill Prishtina me rezultat 55-77, kurse Peja DT ka mundur në gjysmëfinale Megasportin 79-66.

Në finale Marigona Hill Prishtina shënoi fitore bindëse ndaj Peja DT me shifrat 91-45.

(Foto: basketbolli.com)

MVP i turneut është shpallur Yll Kastrati, çmim të cilin e ka ndarë nënkryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Artan Kurti, i cili po ashtu ka dorëzuar trofeun e Kupës për skuadrën fituese.

(Foto: basketbolli.com)
Exit mobile version