Site icon Telegrafi

Marigona Hill prezanton apartamentet madhështore “Renaissance Duplex Apartment”

Apartamentet duplex janë zgjidhja më e këndshme dhe më moderne për një familje. Organizimi është konceptuar në dy kate praktike. I pari organizohet në qëndrimin ditor dhe kuzhinën e shoqëruar me tryezën e madhe të ngrënies. Sa i përket lartësisë, çka e bën madhështore është se ky kat i parë ka një lartësi prej 4m, që përkthehet në 1.5m më i lartë se standardi.

Duke u ngjitur pastaj në katin e dytë, prezantohemi me atë që do të quhet edhe kati i gjumit.

Disa nga apartamantet duplex kanë mundësinë e pishinës individuale, pasi tarraca e madhe mundëson edhe pishinën.

E veçanta e këtij apartamenti nga apartamentet e tjera qëndron në dritaret e mëdha panoramike, lartësinë e katit dhe organizimin dy-katësh. Ky apartament paraqet një frymëzim nga rilindja e arkitekturës së hershme italiane të epokës së Rinascimento-s (Renesansës) interpretuar në terme të arkitekturës së sotme.

Këto apartamente i kemi parë në filmat e famshëm modern të Hollywood-it apo dokumentarë kushtuar ekstravagancës në arkitekturën e sotme dhe, mendoni, sot një të tillë e gjeni pikërisht në Prishtinën e Re.

Në këtë apartament e ndien veten të arrirë. Panorama horizontale të ofron ndjesinë e përjetimit të një ambienti luksoz brenda ambientit të banimit. Gjithçka që të rrethon të jep një përjetim të pandalshëm dhe pozitivitet të vazhdueshëm. Apartamenti i përjetimeve shpirtërore zbulon arkitekturën bashkohore të së sotmes në zemër të arkitekturës së epokës magjike të Rilindjes. Kjo frymë të shoqëron përgjatë gjithë ambienteve, që ndërthurin mrekullisht pjesën e brendshme me hapësirën e jashtme.

Ky apartment kontemporan i ofron familjeve që duan stilin modern të jetesës, apartamentin ideal, atë të ëndrrës, dhe kjo jo vetëm për atë kategori që ka të ardhura të mjaftueshme për ta pasur atë, por edhe për atë kategori së cilës një shtëpi tjetër nuk ia plotëson kërkesat dhe pritshmëritë e jetës luksoze e moderne që dëshirojnë.


Exit mobile version