Site icon Telegrafi

Marigona Hill, projekti unik i cilësuar si perla e kryeqytetit

Projekti më i ri “Marigona Hill” zë vend në pjesën e Prishtinës së Re, me lokacion pas Pallatit të Drejtësisë, në afërsi të Liqenit të Badovcit dhe njëkohësisht pranë mushkërive të qytetit të Prishtinës, parkut të Gërmisë, me lartësi mbidetare 725 metra.

Marigona dëshmon se mundësitë për ngritjen e nivelit të jetesës nuk njohin kufij dhe nuk janë thjeshtë dëshira, por vendbanime të shndërruara në realitet ose thënë ndryshe në shtëpinë tuaj të ëndrrave.

E shtrirë në 16.2 hektarë, “Marigona Hill” do të ketë:
90 shtëpi
115 tarracierë
315 banesa
100 lokale afariste dhe ambiente biznesi

Shëtitorja “The Walking District”

“The Walking District” do të përmbajë mbi 100 dyqane, kafiteri dhe restorane. Të pranishme do të jenë dyqanet e markave botërore të mbushura me “çdo gjë të imagjinueshme në mode”, nga veshmbathjet e deri tek kozmetika e aksesorët e shtëpisë. Qendra e Kulinarisë do të përmbajë shumë restorante dhe kafiteri, të cilat do të shërbejnë ushqim nga kuzhinierët me përvojë ndërkombëtare. Ateleja e artit dhe muzeu i muzikës do të jenë pjesë përbërëse e lagjes.

Bulevardet e gjëra

“Marigona Hill” do të përbëhet nga bulevardet e gjera deri në 18 metra, me shtigje të dedikuara për çiklistë, trotuare të gjera të rrethuara nga parqe të shumta, parkingje përgjatë rrugëve, e shumë elemente të tjera. Andaj, vlera kryesore e projekteve të Marigonës mbetet infrastruktura moderne.

Tarracierët

Ambientet e vendbanimit të njohura si Tarraciere, janë koncepti më i ri i prezantuar në Kosovë. Emërtimi ‘tarracierë’ rrjedh nga tarracat e mëdha, të cilat i posedon secili apartman. Të ndërtuara për herë të parë, ky lloj vendbanimesh është i strukturuar në katër nivele. Veçanti tjetër e këtyre objekteve janë hyrjet të cilat do të përdoren nga pak apartmane.

Banesat

Të gjitha banesat në Marigona Hill përbëhen nga hapësira komode për banim duke përfshirë tarraca të mëdha, korridore të ndriçuara me galeri dhe recepcion të centalizuar. Veçanti e banesave është shtrirja e xhamave përreth banesave.

Parqet

Parku i “Marigona Hill”, përveç që do të jetë një oazë botanike, me llojet e luleve më unike të përzgjedhura prej arkitektëve italianë që janë të specializuar në këtë fushë, do të ketë edhe shteg të pandërprerë për ecje/vrapim deri tek liqeni i Badovcit. Ky shteg ka një gjatësi rreth 3 km në një drejtim. Po ashtu do të ketë edhe një shteg deri në parkun e Gërmisë.

Për më shumë informata kontaktoni në: 

Nr. tel: +38349162000
E-mail:  info@marigonahill.com.

Prapa Pallatit të Drejtësisë – 500 metra prapa Inspektoratit Policor

Exit mobile version