Site icon Telegrafi

Marigona Dragusha pozon nudo

Bukuroshja 18-vjeçare zuri vendin e tretë në kompeticionin Miss Universe 2009. Ajo vazhdon karrierën si modele në kompaninë e modeleve të Donald Trump, që ia bëri asaj ofertën e që mësohet të jetë nënshkruar në Gjakovë pas paraqitjeve fenomenale të saj në pasarelat e modës.

Marigona gjithashtu nuk e ka fshehur ambicien e saj për të studiuar shkencat politike dhe për t’u futur një ditë në botën politike kosovare. Ajo u përball në Bahame me shkrimet e gazetave spanjolle që flisnin për montim të suksesit të saj nga Fadil Berisha. Pos kësaj, ajo u takua dhe me kryeministrin e Bahameve, nga i cili kërkoi njohjen e Kosovës.

Spekulimet për moralin e Marigonës janë rritur dukshëm kur ajo filloi të pozojë nudo për Fadil Berishën edhe pse ajo më herët kishte mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Flokë të shkurtra për përgatitjen më të lehtë të parukave dhe disa foto në setin e bërë nga Fadil Berisha e shohin Marigonën të lidhur me një rrip në pjesën e gjinjve dhe asgjë tjetër, duke hedhur njëkohësisht poshtë deklaratat e saja se kurrë në jetën se saj nuk do të pozonte nudo, indikator i së cilës është mosha e saj e njomë. /PanoramaPlus/Telegrafi/

Exit mobile version