Site icon Telegrafi

Marigona dhe koncerti mahnitës (Foto/Video)

Me emocion të veçantë si nga vet grupi “Marigona”, ashtu edhe të pranishmit në koncertin e organizuar, nisi gjithçka në oborrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Qindra njerëz kanë mbushur këtë vendtakim, të cilët janë mbledhur ta dëgjojnë grupin e tyre të preferuar.

Sot ata festojnë 25 vjetorin e themelimit, ndërsa Vullnet Sefeja u shpreh se po ndihet si në herën e parë kur është paraqitur në skenë, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu është shprehur i lumtur që ka shumë njerëz të pranishëm dhe që vetë ata (grupi) kanë mundur t’u ofrojnë adhuruesve te tyre koncert pa pagesë.

Exit mobile version