Telegrafi

Mariçiq: Do t’i përmirësojmë kushtet në burgje

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq kishte takim me delegacion i udhëhequr nga Komiteti Evropian për Mbrojtje nga Tortura, Mikolla Gnatovski.

Në takim, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë, u bisedua për gjendjen me burgjet dhe të enteve ndëshkimore përmirësuese në vend.

“Ministri Mariçiq tha se edhe pse ka tre muaj në funksionon e ministrit, megjithatë ai ka të dhëna se çfarë po ndodh në burgje, por edhe kushtet që janë në burgje. Vendosja e rendit dhe e përmirësimit të kushteve në burgje do të mbeten prioritet i lartë”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Përfaqësuesit iu prezantuan enti përmirësues në Vollkovi të Tetovës nga ku të miturit ndodhen në objektet më të reja me standarde evropiane./Telegrafi/