Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në ‘Facebook’ shkroi se në mbledhjen e sotme qeveritare, Qeveria ka propozuar ndryshime në Ligjin për taksat gjyqësore.
Sipas ministrit Mariçiq, taksa maksimale gjyqësore për personat fizik do të zvogëlohet për shtatë herë, përkatësisht prej 48.000 denarë në 6.000 denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Punojmë në interes të qytetarëve për ta bërë drejtësinë më të qasshme”, shkruan Mariçiq./Telegrafi/