Site icon Telegrafi

Mariçiq: Skriningu intensiv do të nis nga 15 shtatori

Nga 15 shtatori institucionet dhe administratën publike i pret një periudhë intensive e përshtatjes me rolin e tyre gjatë skriningut me BE-në. Zv/kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në intervistë për Alsat, thotë se paralelisht më skriningun i cili do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2023, do të zhvillohet edhe procedura e ndryshimeve kushtetuese.

Nëse ka referendum, Mariçiq thotë se pyetja e duhur do të jetë: “A jeni për anëtarësim të vendit në BE?”.

“Me konferencën e parë ndërqeveritare e cila u mbajt më 19 qershor praktikisht u miratua dhe vendimi për skriningun. Atëherë e kishim edhe sesionin e parë hyrës për skriningun. Ky proces vazhdon nga 15 shtatori dhe andej. Tashmë kemi kalendar i cili zgjat deri në nëntor të vitit 2023. Do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë do të jetë plotësimi i akteve të reja të cilat janë miratuar në BE dhe prezantimi i tyre para administratës tonë sipas kapitujve dhe kllasterëve ose i ashtuquajturi skriningu shpjegues”.

“Ne tashmë e kemi pasur një fazë të tillë në vitet 2018-2019 dhe kjo do të jetë plotësim i asaj që tashmë e kemi dëgjuar me aktet e reja të tre viteve të fundit. Pas përfundimit të këtij skriningu shpjegues vijon skriningu bilateral në të cilin janë përfshirë jo vetëm Komisioni Evropian, ne dhe Shqipëria por edhe vendet anëtare dhe të gjithë ata do të japin edhe vlerësimin e tyre për harmonizimin tonë në të gjitha pjesët, në të gjitha kllasterët dhe në të gjithë kapitujt. Ne tashmë punojmë në përfundimin e strukturës negociuese me të gjitha aktet dhe emërimet. Presim që ta prezantojmë publikisht deri në fund të këtij muaji. Më pas presim në një periudhë intensive deri më 15 shtator të gjithë ministrive dhe të gjitha institucioneve t’u sqarojmë se cili është roli i tyre gjatë skriningut dhe nga 15 shtatori të fillojmë me atë proces”, deklaroi Bojan Mariçiq.

 

 

 

Exit mobile version